Flash

Berisha: Zgjedhje pa opozitën? Vendi po shkon drejt përplasjes civile

Lapsi.al 18 April 2019
Berisha: Zgjedhje pa opozitën? Vendi po shkon drejt përplasjes civile

“Nuk do hyjmë në zgjedhje në këto kushte”. E thekson këtë deklaratë ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për abcnews. Ai konfirmoi se kushti që opozita të hyjë në zgjedhje është largimi i Ramës.

“Për herë të parë në historinë e një vendi që pretendon të jetë i lirë ka një opozitë që jeton në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit. PD është në një betejë për jetë a vdekje me armikun më të rrezikshëm të kushtetutshmërisë dhe ligjit që është Edi Rama.

Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Opozita që sot ndihet në çdo qelizë të vendit shumicë do t’ju tregojë këtyre që sillen gangsterë në çdo gjë se si është vota e lirë. Opozita ka popullin dhe të drejtën dhe fuqinë e tyre ata janë drogën dhe gangsterët.

Si mund të hyjmë në zgjedhje? Pa Edi Ramën, zbardhje e plotë e dosjeve 339 dhe 184 dhe adresim të ndryshimeve në ligj. Duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama dhe infrastruktura kriminale që manipulon zgjedhjet. Vendi po shkon drejt përplasjes civile. E sigurt”.

“Rrezikojmë një “97” të dytë?” – e pyeti gazetarja Mirela Milori. “Se çfarë do të jetë do ta shohim. Vendi po shkon drejt një sakrifice” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI