Flash

Akuzohet për 18 vjedhje, kapet shqiptari në Britani

Lapsi.al 18 April 2019
Akuzohet për 18 vjedhje, kapet shqiptari në Britani

Një shqiptar i akuzuar për 18 vjedhje me thyerje dhe dy vjedhje në tentativë ka dalë ditën e sotme para gjykatës së Magjistraturës, në Wimbledon, në Britani.

42-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akuzohet për vjedhjen e shtëpive në periferi të Londrës, përgjatë 10 viteve, vlera totale e të cilave shkonte rreth 1 milion paund.

Sipas akuzave, vetëm në një grabitje të kryer mes 24 shkurtit dhe 27 shkurtit 2017, në Atherton Drive, Ëimbledon bizhuteritë e vjedhura kapnin vlerën e 371,855 paundëve.

Mary Atera, që ka ndjekur akuzat për shqiptarin, tha sot:

“I pandehuri kishte shënjestruar zona specifike dhe vjedhjet ishin kryer vetëm gjatë natës, ndërmjet orës 7 të darkës dhe 5 të mëngjesit. Ai kryente kërkime shumë të hollësishme kur hynte në shtëpi, duke mbyllur gjithçka siç ishin, duke bërë që disa nga viktimat të mos kuptonin asgjë që ishin grabitur. Ai synonte stoli dhe para.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI