Policia e Kukësit arrestoi një 53-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burg për trafik droge.
Sipas të dhënave zyrtare, pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia bëri të mundur kapjen e 53-vjeçarit Arif Çela, banues në fshatin Helshan të Hasit.
Ndaj Çelës, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.