Flash

Pranga dy grabitësve shqiptarë në Itali, synonin institucionet publike

Lapsi.al 18 April 2019
Pranga dy grabitësve shqiptarë në Itali, synonin institucionet

Policia në Arezzo arrestoi dy shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin organizuar disa vjedhje me armë në qendrën e qytetit dhe planifikonin grabitje në vende të tjera publike në vend.

Grabitjet ndodhën mes mesit të tetorit dhe fillimit të nëntorit të vitit të kaluar, kur grupi synonte 5 institucione publike, të gjitha baret që ndodheshin në qendrën historike të Arezzo, në Via Fiorentina, në zonën Tortaia, në Saione dhe në qendërtë komunës së Capolona, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet treguan se grupi funksiononte në një kujdes të plotë. Ata fillimisht vëzhgonin me kujdes vendin që do ta grabisnin, duke përgatitur terrenin. Anëtarët e grupit hynin në bar, duke pirë një pije, ndërsa papritur ata ktheheshin në të dhunshëm.

Për t’u larguar, banditët e dyshuar përdornin makina, shumica e të cilave ishin të vjedhura. Dy shqiptarë u dërguan menjëherë në paraburgim, kurse një i tretë u dëbua nga vendi dhe nuk është më në Itali.

  • foto galeri

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI