Flash

Berisha: Kam informacione se pas Holandës, vende të tjera do na vendosin vizat

Lapsi.al 18 April 2019
Berisha: Kam informacione se pas Holandës, vende të tjera do na

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë në abcnews se edhe vende të tjera të BE-së do të ndjekin shembullin e Holandës duke rikthyer vizat për Shqipërinë. Berisha tha se vendit nuk do t’i hapen negociatat.

“Kam informacione se pas Holandës edhe vende të tjera të Bashkimit Europian po mendojnë të vendosin vizat me Shqipërinë. Është e vërtetë që vendimi parlamentit nuk është detyrues për qeverinë, por nëse ajo vendos t;i shkojë deri në fund kësaj iniciative nuk ka asgjë që mund ta ndalojë. Holanda është një nga vendet themeluese të Bashkimit Europian dhe në një debat për këtë çështje mos mendoni se vendet e tjera nuk do të shkojnë pas qëndrimit të saj.

Ka edhe diçka tjetër që duhet ta them. Pas vizave do të ketë edhe një tjetër lajm të keq për Shqipërinë që do të jetë mos-hapja e negociatave. Do na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse ajo është shtet ndërsa ne jemi narko-shtet.

Edhe sot PD nuk thotë mos hapni negociatat, por ajo thotë që ato të kushtëzohen me një sërë vlerash që janë të rëndësishme për ecurinë e vendit. Kam këtu 13 kushtet që vunë ministrat e jashtëm të BE dhe që asnjë nga ato nuk është plotësuar” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI