Një 60-vjeçar në Saukut ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Sipas të dhënave të para të policisë shtetasi F. Z., 60 vjeç kishte hipur në një objekt në rikonstruktim dhe ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.