Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur sot në fshatin Melgushë të Shkodrës.
Raportohet se 60-vjeçari Zef Paloka ishte duke lëvizur me motoçikletë kur u përplas me një kamion.
Si pasojë e aksidentit Paloka ka marrë plagë të rënda. Ai është dërguar me urgjencë në spital.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për ngjarjen.