Flash

Vetting-u/ KPK-ja konfirmon në detyrë kreun e Prokurorisë së Korçës

Lapsi.al 19 April 2019
Vetting-u/ KPK-ja konfirmon në detyrë kreun e Prokurorisë së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhorin, e cila u vlerësua në seancën e sotme mbi kriterin e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale. Trupa gjykuese përbehej nga kryesuesje Pamela Qirko, relatorja Genta Tafa Bungo dhe nga anëtarja Etleda Çiftja.

KPK-ja nuk konstatoi probleme në të dhënat e deklaruara të pasurisë, si edhe vlerësoi pozitivisht figurën e prokurores Theodhori. Ndërsa, kriteri i vlerësimit të aftësive profesionale shkaktoi debat në seancën dëgjimore, ku u mor në shqyrtim një nga gjashtë denoncimet e bërë nga publiku. Relatorja Bungo shpjegoi se në denoncimin në fjalë, një subjekt ngre pretendimin se pas një vendimi të prokurores Theodhori për mosfillimin e hetimit, është pezulluar tërheqja e një dosjeje nga Gjykata Civile. Sipas Bungos kjo ka ndodhur si pasojë e mosndjekjes së procedurave të duhura nga subjekti denoncues.

Në fund të fjalës së saj, kreu i Prokurorisë së Korçës kërkoi konfirmimin në detyrë. Vendimi i KPK-së u shpall në mesditë.

 

 

 

 

Të këshilluara

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Dy makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Në zonën ku ka ndodhur aksidenti është vënë re dhe shtimi i trafikut. Mësohet se ka pa...

11:08

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI