Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shtim i kriminalitetit, deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Lapsi.al 15 April 2019
Shtim i kriminalitetit, deputetët holandezë kërkojnë

Një grup prej katër anëtarësh të parlamentit holandez ka nisur një mocion për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në zonën Schengen.

Më 11 prill, parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tashmë, Parlamenti do t'i kërkojë qeverisë së Holandës t'i propozojë Komisionit Evropian nisjen e procedurës së "ndalimit emergjent", i cili mundëson pezullimin e udhëtimit të lirë, pa viza.

Deputetët holandezë kërkojnë ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, për shkak të luftës që po bëjnë ndaj krimit të organizuar.

"Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe pasi këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit të lirë nëpër Evropë pa viza duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kushteve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për të iniciuar procedurën e “ndalimit emergjent” për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë", thuhet në shënimin e vendimit të Parlamentit.

Në janar të vitit 2018, Franca kërcënoi gjithashtu se do të vendoste Vizave Schengen ndaj shqiptarëve, pasi 730 kërkesave për azil në vitin 2017.

@Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI