Lulzim Basha hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë ë drejtuar nga ai përmes një postimi në “Facebook”, ku e cilëson Qeverinë me terma “bandë” dhe kryeministrin Rama si “kryehajdut”, si dhe shkruan se PD e ka bërë zgjedhjen duke qenë kundër tyre.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”-shkruan ai.