Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka zëvendësuar rektorin e pezulluar të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, duke mos respektuar procedurën e parashikuar nga ligji. Sipas rregullave proceduriale, duhet pritur që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të shprehë vendimin e tij lidhur me shkarkimin e Konit.
Megjithatë, ministrja Shahini ka komanduar për të zëvendësuar rektorin Koni, Bernard Dostin, zv.rektorin aktual të UT-së. Dosti, pedagog i Fakultetit të Ekonomisë, do të mbajë pozicionin e zv.rektorit deri në dhënien e vendimit të formës së prerë.
