Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 40 persona për grabitjen spektakolare, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për persona që kishin dijeni për transportin e parave. Dyshohet se shuma e grabitur është rreth 10 milionë euro. Një prej grabitësve ka mbetur i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë e Shtetit. Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende. Autorët hynë në pistë me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar drejt Fushë Krujës. Mësohet se rreth 500 policë janë angazhuar në operacionin për kapjen e grabitësve.
©LAPSI.al
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-09-at-16.58.36.mp4"][/video]
