Më herët gjatë ditës së sotme, Palmer zhvilloi një takim me gazetarët ku e cilësoi mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit si një fatkeqësi që duhet shmangur. “Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet.” – tha për gazetarët Palmer.
Pas takimit me Kryemadhin, Palmer do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.