Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi lidhur me grabitjen e 2 milion eurove në Rinas.
Në një postim në Twitter, Lleshaj thotë se "edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ..... Policinë!!!"
Pavarësisht kësaj, thotë Lleshaj, të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kjo luftë sipas tij nuk mund të ndalet nga askush.