Flash

Ngjarja tragjike në Pukë / Drejtori i spitalit flet për gjendjen shëndetësore të fëmijëve

Lapsi.al 8 April 2019
Ngjarja tragjike në Pukë / Drejtori i spitalit flet për gjendjen

Pas ngjarjes  tragjike të ndodhur ditën e sotme në fshatin Breg të Pukës, ku nga djegia e banesës humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Dava Ndoj, 46 dhe 35 vjeç, Drejtori i Spitalit të qytetit verior, Enver Sulejmani, ka folour për mediat mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe të gjyshërve të tyre, që mundën t’i mbijetojnë incidentit fatal.

Sulejmani është shprehur se gjendja e fëmijëve dhe e të moshuarëve paraqitet e normalizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. “Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, ne nisëm dy ambulanca drejt vendngjarjes për të bërë të mundur shpëtimin e tyre”, tha Sulejmani, i cili dha publikisht edhe zotimin për t’u siguruar të prekurve nga fatkeqësia një shtëpie të re me ndihmën financiare të Bashkisë.

Trupat e viktimave u gjetën të shkrumbuar në katin e dytë të banesës. Një grup hetimor vijon të qendrojë në vendgjarje për të kryer zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI