Flash

Lajm i fundit/ Jepet pretenca për Klement Balilin: Prokuroria kërkon 18 vite burg

Lapsi.al 8 April 2019
Lajm i fundit/ Jepet pretenca për Klement Balilin: Prokuroria kërkon

Pas dështimit në tre seancave gjyqësore, prokurori Ened Nakuci ka dhënë sot pretencën për Klement Balilin. Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg dhe 12 vite me gjykim të shkurtuar.

Si prova fajësie u renditën përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit nga homologët grekë është identifikuar një person me emrin Keli, që më vonë ka rezultuar se ishte Kelmend Balili. Ky i fundit sipas institucionit të akuzës, ka patur rolin e organizatorit në trafikimin e një sasie prej rreth 600 kg hashash nga Shqipëria drejt Greqisë, atje ku edhe u arrestuan dy shtetas shqiptarë. Në kërkesën për gjykim binte në sy fakti, se Balili ishte kallëzuar nga ILDKPI për fshehje pasuria, disa muaj pasi ishte shpallur në kërkim.

Pretenca ndaj Balilit:

5 vite burg për “Pastrim parash”, 5 vite për “Grup të strukturuar kriminal”, 6 muaj burg për “Fshehje të të ardhurave”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI