Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Twitter” thotë se ka biseduar sot me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan për disa çështje me rëndësi për Shqipërinë.
Rama shprehet se me Palmer ka bieduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale SHBA – Shqipëri, integrimin europian të Shqipërisë, dialogun Kosovë – Serbi dhe situatën politike në vend.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”, shkruan Rama.