Në fjalën e tij gjatë konferencës së kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian në Vienë, Gramoz Ruçi është shprehur se shqiptarët janë populli më pro-europian dhe se integrimi në BE është primar për Shqipërinë.
Ai ka shtuar dhe se të gjitha objektivat e Këshillit Europian janë të përmbushura.
“Shqipëria, vetëm plan A për integrimin. Objektivat e Këshillit Europian, të përmbushura. Besojmë në vlerësimin pozitiv për Shqipërinë. Vlerësim i mbështetur në arritjet dhe meritën. Shqiptarët, më proeuropianët në rajon.”- është shprehur kryeparlamentari Ruçi.