Flash

Maqedoni e Veriut, ministritë nuk respektojnë gjuhën shqipe

Lapsi.al 8 April 2019
Maqedoni e Veriut, ministritë nuk respektojnë gjuhën shqipe

Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, ,materialet në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara. Në lidhje me rastin ka pasur edhe një reagim nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila  pohon se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes.

"Momentalisht çdo ministri është vetë përgjegjëse. Një pjesë  e faqeve nuk janë të unifikuara dhe nuk posedojnë standardet e nevojshme për përditësim”- shprehen nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

Në faqen e Qeverisë dhe të të gjitha ministrive, kur i kthejmë në gjuhën shqipe, kategoritë figurojnë shqip, por materialet brenda në nënkategori janë në gjuhën maqedonase.

Nga 22 ministri, dy faqe zyrtare me të njëjtin dizajn nuk i gjen dot. Disa prej tyre janë ndërtuar  10 vjet më parë dhe nuk plotësojnë standardet për t’u quajtur të tilla, pasi më shumë luajnë rol informues dhe jo urë lidhëse për transparencë me qytetarët. Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë shprehet se së shpejti do të zgjidhë të dyja problemet, zbatimin e plotë dhe të drejtë të gjuhës shqipe dhe unifikimin e faqeve në strukturë dhe pamje.

Momentalisht Ministria e Informatikës dhe Qeveria po shqyrton mundësitë për financim dhe procesin e  krijimit të faqeve të reja të ministrive, në mënyrë që të bëhet unifikimi  i strukturës dhe pamjes. Mësohet ndër të tjera se së shpejti për këtë qëllim do të formohet edhe një grup punë. Faqet e reja do të përmbajnë edhe standardet për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha faqet do të funksionojnë në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase.

Sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve, Institucionet kanë një afat prej 6 muajsh.

Të këshilluara

Dyshime për tritol para Gjykatës në Vlorë

Zona përreth Gjykatës në Vlorë është rrethuar nga policia. Dyshohet se një pako tritol është vendosur në derën e një biznesi përballë Gjykatës. Bëhet fjalë p...

14:49

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI