Flash

Dyshime për tritol/ Gjykata në Vlorë e rrethuar, çfarë thotë policia

Lapsi.al 8 April 2019
Dyshime për tritol/ Gjykata në Vlorë e rrethuar,

Policia e Shtetit ka njoftuar me një deklaratë se Gjykata në Vlorë është rrethuar pasi përballë saj, në derën e një zyre ligjore është gjetur një pako, brenda së cilës dyshohet se ka eksploziv.

Policia njofton se janë në pritje të ardhjes së forcave të posaçme xheniere në vendin e ngjarjes.

"Sot rreth orës 14:14, në lagjen "Hajro Çakërri" në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve." - thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Dyshime për tritol para Gjykatës në Vlorë

Zona përreth Gjykatës në Vlorë është rrethuar nga policia. Dyshohet se një pako tritol është vendosur në derën e një biznesi përballë Gjykatës. Bëhet fjalë p...

14:49

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI