Flash

Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do të të kërkojnë ndjesë

Lapsi.al 8 April 2019
Berisha-Bashës: Kur të fitosh zgjedhjet, të gjithë do

Organizimi i protestës së 13 prillit, ka vënë në lëvizje strukturat e Partisë Demokratike. Lulzim Basha thirri në një takim Kryesinë e më pas edhe Këshillin Kombëtar bashkë më ish-deputetët, ku ju ka kërkuar angazhim për të bindur qytetarët që të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.

Burime të besueshme i thanë Televizionit Ora, se ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur në mbledhje ndërsa ka theksuar se opozita sot është shumicë.

Përtej kësaj ai ka pasur edhe një këshillë për zëvendësuesin e tij.

"Eshtë normale që partia të dalë edhe mbi liderin. Lider bëhesh ditën që çon partinë në fitore dhe fiton zgjedhjet. Deri kur të shkosh në atë moment, shpesh të duhet ti futesh detit në këmbë. Atëherë kur do të fitosh zgjedhjet të gjithë do të kërkojnë ndjesë", i ka thene Berisha -Bashes.

Të këshilluara

Dyshime për tritol para Gjykatës në Vlorë

Zona përreth Gjykatës në Vlorë është rrethuar nga policia. Dyshohet se një pako tritol është vendosur në derën e një biznesi përballë Gjykatës. Bëhet fjalë p...

14:49

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI