Flash

Kriza politike, zyrtari amerikan 100 minuta kokë më kokë me Edi Ramën

Lapsi.al 8 April 2019
Kriza politike, zyrtari amerikan 100 minuta kokë më kokë me Edi

Rreth 100 minuta ka zgjatur takimi kokë më kokë mes Edi Ramës dhe  zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Ende nuk ka detaje nga takimi apo se çfarë është diskutuar. Nesër  pritet që Palmer të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë. Vizita e tij në Tiranë vjen në kuadër të një turi ballkanik. Shqipëria është në një krizë politike qysh prej kohës kur opozita vendosi të digjte mandatet.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Elbasan, makina merr flakë në ecje

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 15:30. Në këtë automomjet mësohet se po udhëtonin një çift sëbashku me fëmijët....

17:04

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI