Flash

Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për paqen

Lapsi.al 6 April 2019
Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për paqen

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dialogu me Serbinë është mundësia e vetme për arritjen e një marrëveshje paqeje mes dy vendeve. Duke folur në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, Thaçi u shpreh kundër veprimeve të njëanshme apo kushteve për dialogun, duke përsëritur këtu qëndrimin e tij kundër tarifës ndaj mallrave serbe që mbahet në fuqia nga qeveria e Ramush Haradinajt.

Gjatë ligjëratës së tij në këtë institut, Thaçi ka folur për situatën politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe synimet euro-atlantike të Kosovës.

Sipas një deklarate të Presidencës, zoti Thaçi, nënvizoi se nuk është lehtë kur armiqtë e dikurshëm flasin me njëri tjetrin, por shtoi se dialogu dhe paqja janë zgjidhja e vetme.

Sipas tij, një marrëveshje paqeje, ligjërisht e detyrueshme, është në interes, jo vetëm të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të lëvizur përpara në këtë drejtim, ai bërë thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me rifillimin e dialogut.

Të këshilluara

Elbasan/ Vetëvaret një 86-vjeçare

Policia e qytetit të Elbasanit ka njoftuar se një e moshur 86-vjeçare është gjendur e vetëflijuar në brendësi të apartamentit të saj, në rrugën "Beqir Dardha". ...

12:41

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI