Flash

Itali, policia zbulon mashtrimin e të riut shqiptar

Lapsi.al 6 April 2019
Itali, policia zbulon mashtrimin e të riut shqiptar

Policia italiane ka nxjerre zbuluar mashtrimin e nje te mituri shqiptar, i cili u paraqit ne komisariat shoqeruar nga nje burre italian, duke deklaruar se ishte arratisur per t’i shpetuar babit te dhunshem.

Denoncimi ishte bere nje vit me pare, por hetimet e fundit nxoren ne drite te verteten. Djali 16 vjecar shqptar u paraqit ne policine e Faencës me një shtetas italian 52 vjeçar, me banim në Castel Bolognese qe tha se vetem e kishte shoqeruar djalin pasi i kerkoi ndihme.

I mituri, që mbante një pasaportë me vulën e hyrjes në Bashkimin Evropian nga Greqia, u tha agjentëve se ai kishte ikur nga babai i tij, pasi ai e rrihte dhe kishte hyrë në Itali klandestin me traget.

Por policia nuk eshte bindur, pasi konstatoi se i mituri ishte i veshur mirë, detaj ky qe bente kontrast te madh me historinë e një udhëtimi të gjatë në kushte të vështira.

Policia lokale përfshiu punonjësit e policisë të Komisariatit të Faencës dhe konfirmoi dyshimet: në fakt, duke parë pamjet nga kamerat e sigurise, në komunë u zbulua se një person i tretë ishte bashke me ta dhe u largua, nderkohe qe italiani me djalin shqiptar po i afrohej komisariatit. Me tej, hetimet treguan se e gjithë familja e shqiptarit ishte e përfshirë në organizimin e udhëtimit në Itali, ku ai qëndroi te një i afërt për disa ditë në Castel Bolognese, në pritje që 52-vjeçari italian të ishte i gatshëm për ta shoqëruar në polici.

Hetuesit zbuluan edhe identitetin e personit të tretë, i cili ishte në makinë dhe u largua pas mbërritjes në komandë.

Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, rezident në Castel Bolognese, i afërm i 16-vjeçarit, i cili e mbajti në shtëpinë e tij për disa ditë, në marrëveshje me familjarët.

Të këshilluara

Kosova një dekadë në kërkim të vizave...

Kosova po vazhdon të marrë rekomandime pozitive nga institucione të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizim të vizave, por qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të...

09:12

Tërmeti lëkund jugun e Shqipërisë

Lëkundje tërmeti gjatë orëve të para të mëngjesit janë ndjerë në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe ...

09:07

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI