Një grup i madh kriminal prej 61 shqiptarësh është shkrirë si rezultat i një operacioni të forcave policore belge, franceze dhe të atyre italiane. Me bashkëpunimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, u bë i mundur arrestimi i këtyre dhjetra anëtarëve, të cilët merreshin me trafikun e lëndëve narkotike dhe trafikimin e qenieve njerëzore, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sipas informacioneve më të fundit nga mediat e huaja, veprimtaria e 61 shqiptarëve shtrihej në të gjithë Evropën. Mes të arrestuarëve mendohet të jetë edhe “koka” drejtuese e grupit, identiteti i të cilët ruhet në fshehtësi për arsye të ecurisë së hetimit.