Flash

Itali, pranga shqiptarit që tregtonte kokainë (Emri)

Lapsi.al 5 April 2019
Itali, pranga shqiptarit që tregtonte kokainë (Emri)

Një i ri shqiptar dhe një italian përfunduan në prangat e policisë pasi u akuzuan për shitje të lëndëve narkotike.

Operacioni i arrestimit të tyre erdhi pas ditëve të tëra vëzhgime dhe hetime nga policia në Leçe, duke zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e drogës.

Në pranga përfundoi Liridon Bosi, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri dhe italiani, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe.

Pas një aktiviteti të gjatë të vëzhgimit dhe hetimi, policia ndërhyri dje në mesditë në një ndërtesë në rrugën “Leuca”, ku kishin vënë re ardhjen e njerëzve të shumtë. Policia ndaloi fillimisht një nga dy të arrestuarit, me çelësa të shumtë me vete.

Më pas, u ushtrua kontroll i imtësishëm në banesë ku brenda saj ishte Bosi.

Atje u gjetën 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave  përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës.

Të dy u arrestuan dhe pas përfundimit të formaliteteve, përfunduan në burgun “Borgo San Nicola” në Leçe.

Të këshilluara

Vlorë, gjendet e pajetë një grua

Një 57-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë, të Vlorës. Policia bën me dije “dyshohet se shtetësia 57 vjeçe H.E është vetëvarur.” Gjithash...

19:41

Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit

Një i moshuar 87-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 , në rrugën e Gjirit të Lalëzit, në fshatin Radë. ...

18:00

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI