Flash

Operacion ndërkombëtar kundër mafias shqiptare, 70 të arrestuar

Lapsi.al 5 April 2019
Operacion ndërkombëtar kundër mafias shqiptare, 70 të

Një aksion i madh policor kundër plantacioneve të paligjshme të kanabisit ka nisur në pesë vende të BE. Mediat belge njoftuan se operacioni po drejtohet kundër “mafias shqiptare”.

Operacionet policore janë duke u zhvilluar me ndihmën e Interpolit edhe në Francë, Itali, Britani të Madhe dhe Holandë.

Sipas burimeve gjyqësore, hetimi i cili ka filluar që para një viti në qytetin Mons të Belgjikës, synon zbulimin e shumë plantacioneve të kanabisit të cilat kontrollohen nga mafia shqiptare. Në kuadër të operacionit, nga e mërkura e deri më sot janë arrestuar rreth shtatëdhjetë persona.

Bastisjet e policisë po zhvillohen edhe në Gjermani e Greqi. Sipas medias belge, disa prej të arrestuarve janë pjesëtarë të “mafias shqiptare”, shumica e tyre me qëndrim të parregullt në Belgjikë dhe me urdhër dëbimi. Personat e ndaluar janë vendosur në qendra të mbyllura për të huajt.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit

Një i moshuar 87-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 , në rrugën e Gjirit të Lalëzit, në fshatin Radë. ...

18:00

Itali, arrestohen dy 'skiftera' shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë R.S., 30 vjeç dhe H.A., 31 vjeç, u vunë në pranga nga karabinierët, pasi vodhën varëse argjendi në një shtëpi në periferi në vendin e quajt...

15:31

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI