Flash

U helmuan nga ushqimi/ Shkon në 64 numri i studentëve në spital, veç kompanisë, nën hetim dhe AKU-ja

Lapsi.al 26 June 2026

Numri i studentëve të Akademisë së Sigurisë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i furnizuar me katering ka shkuar në 64. Katër kursantë të tjerë iu drejtuan urgjencës pasditen e djeshme me të njëjtat simptoma, duke iu shtuar 60 rasteve të raportuara më herët.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se rasti i fundit pritet të bashkohet në të njëjtën dosje hetimore me helmimin e parë, të regjistruar në fillim të muajit maj.

Përveç kompanisë SORI-AL, në fokus të hetimeve është edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Hetuesit po verifikojnë nëse institucioni ka kryer kontrolle të mëtejshme në ambientet e kompanisë gjatë dy muajve të fundit, pas rikthimit të aktivitetit të saj në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila pas rastit të parë po hetohet në gjendje të lirë. Grupi hetimor është gjithashtu në pritje të rezultateve të analizave të mostrave të ushqimit, të marra nga AKU, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të helmimit të 64 studentëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI