Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Krijohet “Illyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë

Lapsi.al 5 April 2019
Krijohet “Illyrian Guard”, shoqëria shtetërore e

Krijimi i strukturës së re “Illyrian Guard” me kapital 100% shtetëror, do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat, të cilat sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, do jetë për të ofruar një standard të ri. Kjo strukturë është komentuar për RTV Ora dhe nga kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, i cili shprehet që kjo kompani duhet të ofrojë profesionalizëm.

Një shoqëri shtetërore e policisë do të ofrojë shërbimin e ruajtjes së objekteve.

Qeveria aprovoi krijimin e “Illyrian Guard”, e cila do të jetë me kapital 100% shtetëror, e cila pasi të regjistrohet në QKR do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se krijimi i kësaj shoqërie është për të ofruar një standard të ri dhe për të kursyer nga buxheti i shtetit për ruajtjen e institucioneve.

Efektivat e kësaj strukture do të jenë nga Policia e Shtetit.

Hodaj: Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Duke qenë shoqëri tregtare mund të operojë në të gjitha fushat që e gjykon të arsyeshme dhe në të gjitha ato fusha, të cilat përveçse mund të krijojnë të ardhura, mund të jenë edhe me interes për zhvillimin e mëtejshëm. Ajo që ne mendojmë është që kjo shoqëri do jetë një element kyç për sa i përket modernizimit të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme.

Krijimi i strukturës së re është komentuar për RTV ORA nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, i cili shprehet kompania do kontraktojë Policinë e Shtetit ndërsa institucionet që do kërkojnë shërbimin do kërkojnë profesionalizëm.

Fishta: Nuk besoj që ka të bëjë shumë me moshën për të kryer këtë aktivitet, sepse çdo institucion që i kërkon shërbimin një kompanie private apo shtetërore kërkon njerëz të aftë për të kryer këtë shërbim.

Krijimi i strukturës së re të Ministrisë së Brendshme, u paralajmërua dhe nga kryeministri i cili u shpreh se do krijohet për ti dhënë një mundësi efektivëve në moshë madhore, të cilët janë në prag pensioni.

Të këshilluara

Itali, arrestohen dy 'skiftera' shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë R.S., 30 vjeç dhe H.A., 31 vjeç, u vunë në pranga nga karabinierët, pasi vodhën varëse argjendi në një shtëpi në periferi në vendin e quajt...

15:31

Shqiptari dënohet në SHBA për terrorizëm

Është vënë në pranga një shqiptar në SHBA, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas. Shqiptari u z...

15:10

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI