Flash

Pendesa e Ramës ndaj opozitës: Duhet të dialogojmë

Lapsi.al 5 April 2019
Pendesa e Ramës ndaj opozitës: Duhet të dialogojmë

Kryeministri Edi Rama pas deklaratave të ashpra se do ta çonte për skrap opozitën dhe se nuk kishte pse të ulej më në tryezë me ta për marrëveshje, duket se ka reflektuar dhe është penduar. Këtë e tregon ndryshimi në qëndrimin e tij ndaj opozitës.

Rama ka kërkuar dialog me partitë e opozitës për një sërë çështjesh, të cilat kërkon t'ia shtrojë në tryezë, si Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve etj. Mbetet në dorën e opozitës pranimi ose refuzimi i një ftese të tillë.

"Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!", shkruajti ai në Twitter.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI