Një tjetër kandidat nga listat e PD-së, ka dalë kundër vendimit unanim të selisë blu, duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, si hap i parë drejt marrjes së mandatit të deputetit.
Bëhet fjalë për Arlind Çarçanin nga listat e qarkut të Korçës.
Nga ana tjetër, opozita e bashkuar vijon qëndrimin në rrugë përmes protestave duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.