Flash

Pedagogu i UBT-Maznikut: "Ma thaftë zoti dorën që iu kam votuar"

Lapsi.al 5 April 2019
Pedagogu i UBT-Maznikut: "Ma thaftë zoti dorën që iu kam

Vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës kundra ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare në zonën ku ndodhen një pjesë e fidanishteve dhe vreshtave që shërbenin për kryerjen e lëndëve laboratorike.

Pedagogu i Vreshtarisë, Lush Susaj, ka nisur të replikojë ndaj Arbër Maznikut, në momentin që ky i fundit po fliste për mediat në lidhje me projektin e Bashkisë së Tiranës. Susaj e ka akuzuar atë se po shkatërron universitetin, duke shprehur pendesë dhe për votën e tij.

"70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC-i dhe nuk pretendoj kurrë me shkul hidrocentralin. Kam qenë student e e jam pedagog në këtë univeristet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë. Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardh për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’të dëgjoj asnjë sekond", tha ndër të tjera pedagogu.

Pavarësisht të gjithë kundërshtimeve, nënkryetari i Bashkisë Arbër Mazniku është shprehur i vendosur në ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në zonën e projektuar. Sipas Maznikut shkolla do i shërbejë fëmijëve të zonës përreth, banorët e së cilës kanë të drejta dhe meritojnë të kenë një shkollë.

https://www.youtube.com/watch?v=uzrDmLYeS-I

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI