Armand Lukani dhe Almeda Elezi të cilët u kapën ditën e martë me tre mina me telekomandë, kanë mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. Të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot gjatë momentit të hyrjes për në Gjykatë.
“Jetojmë në kushte të vështira ekonomike. I kishim nisur për në punë. Ata nuk kanë lidhje me minat”, është shprehur babai i tyre.
Familjarët e të rinjve nuk kanë patur mundësi as të paguajnë një avokat për ta.
Gjykata vendosi për Armand Lukanin dhe Almeda Elezin:
1. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te vendosur nga policia gjyqesore ndaj te dyshuarit Armand Lukani.
2. Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te vendosur nga policia gjyqesore ndaj te dyshuares Amelda Elezi.
3. Te caktohet ndaj te dyshuarit Armand Lukani masa e sigurimit "Arrest ne burg", e parashikuar ne nenet 238 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe i municioni", parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
4. Te caktohet ndaj te dyshuares Amelda Elezi masa e sigurimit "Arrest ne shtepi ", e parashikuar ne nenet 237 i K.Pr.Penale, pasi dyshohet per vepren penale te "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal .
5. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe te mos largohet nga banesa ku banon e ndodhur ne Lagjen "Spile" qyteti Himare deri ne perfundim te procedimit penal te ngritur ndaj saje.
6. Urdherohet e dyshuara Amelda Elezi qe ne raste te nevojave urgjente mjeksore per tu paraqitur ne qendra shendetesore apo Spital te njoftoje menjehere Policine Gjyqesore prane Komisariatit te Policise Lezhe.
7. Urdherohet lirimi i menjehershem i te arrestuares Amelda Elezi nga gjendja e paraburgimit, nese nuk mbahet e arrestuar per ndonje mase tjeter sigurimi ose eshte duke vuajtur ndonje denim tjeter penal.
8. Prokuroria dhe Policia Gjyqesore te zbatojne urdhrat e dhena nga gjykata.
9. Kunder vendimit lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, brenda 5 diteve nga e nesermja e shpalljes.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-05-at-10.58.30-AM.mp4"][/video]