Flash

Rektori i UBT reagon kundra ndërtimit të shkollës: Nuk e kuptoj si mund të mos pyetemi ne

Lapsi.al 5 April 2019
Rektori i UBT reagon kundra ndërtimit të shkollës: Nuk e kuptoj

Studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë dy ditë që protestojnë kundra ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare në zonën ku ndodhen një pjesë e fidanishteve dhe vreshtave që shërbejnë për kryerjen e lëndëve laboratorike.

Rektori i UBT, Bahri Musabelliu është shprehur se nuk mund të ketë vend edhe për shkollën edhe për Universitetin në të njëjtën zonë. Ai ka treguar se nuk dinte asgjë për ndërtimin e shkollës duke shtuar se nuk e kupton si mund të bëhej një gjë e tillë pa pyetur të zotët e punës.

"Ajo që më shqetëson në këtë histori është se ka vende të tjera se ku mund të ndërtohet shkolla, pasi këtu është një kampus universitar. Nuk mund të ketë vend edhe për shkollën dhe për Fakultetin, për këtë i kemi kërkuar Bashkisë së Tiranës që kjo zonë të përfshihej në Pyllin Orbital.

Ne kemi kërkuar që ndërtimi i shkollës të ndërtohet në një zonë tjetër, pasi janë të njëjtët pronarë që kanë ngastrat e tokës. Ndërtimi i kësaj shkolle do të pengonte masterplanin. Unë nuk dija asgjë për ndërtimin  e kësaj shkolle , edhe pse jam titular i këtij institucioni, unë nuk e kuptoj si mund të bëhej kjo pa na pyetur ne që jemi të zotët e punës", u shpreh Musabelliu.

Rektori tha më tej se Universiteti do të ndjekë çdo betejë ligjore që shkolla të mos ndërtohet aty ku e ka planifikuar Bashkia e Tiranës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI