Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, e cila duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë është shtyrë.
Një problem i hasur mes dy delegacioneve, atij serb dhe kosovar, është bërë shkak i vonesës dhe më pas shtyerjes së konferencës.
Delegacioni serb ka refuzuar të qëndrojë pranë delegacionit kosovar gjatë kësaj konference me rëndësi ku të dy palët ishin ftuar.