Strukturat doganore të Degës Doganore Kapshticë në bashkëpunim me Policinë kanë sekuestruar rreth 68 Kg lëndë narkotike, të dyshuar si “Cannabis sativa”, e fshehur në një automjet.
Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve në Doganë është konstatuar se sasia e drogës së sekuestruar është rreth 68 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sativa” dhe ishte fshehur poshtë sediljeve të automjetit.
Bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet G.Gj.