Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Pasi dështoi në Kamëz, Rama i kërkon Safet Gjicit të fitojë Bashkinë Kukës

Lapsi.al 5 April 2019
Pasi dështoi në Kamëz, Rama i kërkon Safet Gjicit të

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Safet Gjicin si kandidat të PS për Bashkinë e Kukësit. Gjatë turit “Bashkia që duam”, Rama u ndal sot në Kukës, ku kërkoi votën për socialistët në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Ja ku e keni kryetarin e Bashkisë. E gjeta këtu midis jush, nuk ua solla unë. Nëse nuk fitoni kampionatin, fitoni Bashkinë. Ka ardhur koha që të na jepni Bashkinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu referua edhe tarifës në rrugën e Kombit kur tha se qeveria gaboi dhe qytetarët kishin të drejtë. “Por të mos harrojmë se po investohet. Po ndërtohet njëra anë e rrugës e cila ishte e paplotësuar. Ndërtuan rrugë, por e lanë rrugëve. Shkoni në Kosovë, në anën tjetër rruga ka mbaruar”, shtoi ai.

Rama premtoi ndërtimin e aeroportit të Kukësi brenda 12 muajve, por edhe të stadiumit të ri ku do të luajë ekipi i futbollit. “Aeroporti do certifikohet shpejt për të nisur fluturimet”, tha ai.

Të këshilluara

Shqiptari dënohet në SHBA për terrorizëm

Është vënë në pranga një shqiptar në SHBA, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas. Shqiptari u z...

15:10

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI