Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila udhëhiqet nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kërkuar sot nga Bordi i Komisionit të Zgjedhjeve anulimin e rezultatit të votimeve për qytetin e Stambollit.
Sipas informacioneve të publikuara prej agjencisë së lajmeve “Haberturk”, përfaqësues të degësë së AKP-së në lagjen “Buyukcekmece” të Stambollit , arsyetojnë në shkresën e dorëzuar zyrës rajonale se rezultatet duhet të anulohen duke ngritur pretendimin e pjesëmarrjes në proces të votuesve ilegalë, mes personave që gëzonin të drejtën e votës.
Sidoqoftë, Bordi e ka hedhur poshtë kërkesën e palës humbëse, duke e konsideruar si të pabazë. Kandidati i Partisë Republikane Popullore, CHP, Ekrem Imamoglu ka bërë të ditur ditën e djeshme pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave, se epërsia numerike krahas kandidatit rival, Binaly Yildirim, arrin në rreth 20 mijë vota.