Policia e qytetit të Elbasanit ka njoftuar se një e moshur 86-vjeçare është gjendur e vetëflijuar në brendësi të apartamentit të saj, në rrugën "Beqir Dardha".
Fqinjët qenë të parët që zbuluan trupin e pajetë të së ndjerës dhe ia komunikuan më pas aktin e vetëvarjes Policisë së qytetit. Nga analiza mjeko-ligjore nuk janë evidentuar shenja dhune, duke përjashtuar mundësinë e pësimit të një agresioni.
Ndërkaq, njësia hetimore ndodhet në vendngjare për të konstatuar rrethanat e ngjarjes.