Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Phoenix të Arizonës, ku një e mitur 10-vjeçare, Summerbell Browni, ka mbetur e vrarë si pasojë e një agresioni me kamion. Policia amerikane ka vënë në pranga 20-vjeçarin Joshua Gonzales, si i dyshuar kryesor për këtë ekzekutim. Ndodhia ka shokuar mbarë komunitetin lokal të Arizonës, që është solidarizuar me të afërmit e viktimës.

Gonzalez qendron nën arrest për akuzën e vrasjes të shkallës së parë, por mbi të rëndojnë edhe tri akuza të tjera për lëndime trupore ndaj vogëlushes së ndjerë. Sipas informacioneve të publikuara nga forcat policore, ndonëse mjaft i ri, Gonzales kishte një dosje penale të pasur me krime të rënda.

Në vendngjarje, Policia ka gjetur një armë, që është konfiskuar si provë materiale për krimin. Shefi policor i qytetit të Phoenix-it, Xherri Uilliams, ka deklaruar se i dyshuari pas aktit ka bërë përpjekje për të fshehur gjurmët duke ndryshuar pamjen e kamionit.
Lidhur me ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Kryebashkiakja e Phoenix-it, Kate Gallego-ja, e cila e ka quajtur krimin "një tragjedi të pakuptimtë". Prindërit e viktimës janë shprehur të dërrmuar nga kjo humbje e papritur dhe makabre e të bijës.