Në vazhdën e operacioneve anti-mafia, Policia Italiane ka sekuestruar 450 kilogramë kokainë mes kontenierëve në portin e "Gioia Tauro"-s në Kalabri. Vlera monetare e lëndës narkotike përllogaritet të arrijë shifrën e 90 milionë eurove.
Bazuar në informacionet e bëra të ditura nga hetimet, droga dyshohet të ketë si vendburim Amerikën Latine. Ndërsa, ka të dhëna se destinacioni i kësaj sasie të konsiderueshme narkotike nuk ishte Italia, por disa vende të tjera evropiane, ku grupi i organizuar kriminal, "Ndragheta", ka krijuar pika shitjetje të drogës për përdoruesit.