Flash

Protestuan kundër Ramës, 13 persona në Kukës procedohen penalisht

Lapsi.al 6 April 2019
Protestuan kundër Ramës, 13 persona në Kukës procedohen

Plot 13 persona janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë pasi morën pjesën në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

Në njoftimin e policisë së Kukësit thuhet: Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 - 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të këshilluara

Elbasan, gjendet pa jetë një grua

Policia e Elbasanit njofton se një 86-vjeçare është vetëflijuar në banesën e saj në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit. E moshuara u gjet pa shenja jete nga fq...

13:14

Elbasan/ Vetëvaret një 86-vjeçare

Policia e qytetit të Elbasanit ka njoftuar se një e moshur 86-vjeçare është gjendur e vetëflijuar në brendësi të apartamentit të saj, në rrugën "Beqir Dardha". ...

12:41

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI