Flash

Shfaqet në Amsterdam premiera e dokumentarit "KOHËN E BËJNË NJERËZIT"

Lapsi.al 3 April 2019
Shfaqet në Amsterdam premiera e dokumentarit "KOHËN E

Shoqëria Kulturore Shqiptare në bashkëpunim me Institutin Holandez për Luftën, Genocidin dhe Holokaustin organizoi në 2 prill në Amsterdam premierën europiane të dokumentarit 'Kohën e bëjnë njerëzit", me producente gazetaren Desada Metaj.

Shfaqja e dokumentarit u bë në kuadër të serialit të debateve "Rrugët drejt drejtësisë". Pjesmarrës në këtë debat ishin historianë, studentë të Univesitetit të Amsterdamit, diplomatë dhe studiues holandezë.

Të pranishmit debatuan për mungesen e Drejtesinë Tranzitore në Shqipëri, ku në kontrast me vendet e tjera ish-komunsite apo ish-totalitare, shteti nuk ia ka dalë ende që me masa ligjore dhe jo-ligjore të korrigjojë padrejtesinë e madhe ndaj një pjese të popullsisë gjatë komunzimit. Gjithashtu, u diskutua për mungesen e reflektimit të shoqërisë si një element shumë i rendësishem për Drejtesinë Tranzitore.

Historianja Dr. Eni Papa nga Univesiteti i Tiranës mbajti një referat mbi trashegiminë e regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa drejtoresha e programeve të NIOD Dr. Nanci Adler referoi për rëndesinë e reflektimit dhe drejtesisë tranzitore për shoqëritë post-totalitare!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI