Ka patur tension në protestën e opozitës ditën e sotme. Protestuesit janë përleshur me një person që sipas demokratëve ishte një efektiv policie i infiltruar.
Nuk dihet identiteti i personit që për disa çaste u dhunua nga të pranishmit në tubimin para Parlamentit.
I infiltruari mbante në kokë një kapuç, ndërkohë që protestuesit e tjerë e kanë rrethuar dhe goditur disa herë, deri sa ai është larguar.
