Fermerët në Lushnje dhe Rrogozhinë kanë protestuar sot duke kundërshtuar TVSH-në aktuale për prodhuesit e qumështit. Në shenjë proteste ata derdhën qumështin në rrugë, duke kërkuar tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria.
Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor kryesor, duke kërkuar reflektimin e qeverisë për masat që janë marrë ndaj prodhimeve të tyre.

