Flash

Detaje/ Zbulohet konflikti i pronarit të makinës që u dogj në Durrës (VIDEO)

Lapsi.al 3 April 2019
Detaje/ Zbulohet konflikti i pronarit të makinës që u dogj

Dy makina janë djegur gjatë natës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pranë zyrave të punësimit në qytetin bregdetar.

Raportohet se makina e djegur është në pronësi të 50-vjeçarit Bedri Dërvishi i cili është në betejë ligjore me IKMT, për prishjen e një kioske te Ura e Dajlanit.

Nuk dihen akoma rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, nëse është aksidental apo i qëllimshëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po edhe heton edhe pistat e mundshme të incidentit.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/durres-makinat-1.mp4"][/video]

“Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen Nr. 4 ,Durrës ka rënë zjarr në automjetin  në  pronësi të shtetasit  B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr 4 ,Durrës  për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç , banues në lagjen Nr 4 Durrës , i cili ishte i parkuar në afërsi.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- njofton policia.

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Maqedoni, ka viktima

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoninë e Veriut, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës. Sipas njoft...

21:05

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI