Flash

Maxhoranca mblidhet sot në parlament, opozita proteston

Lapsi.al 3 April 2019
Maxhoranca mblidhet sot në parlament, opozita proteston

Maxhoranca mbledh sot parlamentin në seancë plenare e njëkohësisht opozita proteston. Ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe disa herë të tjera që prej muajit shkurt.

Seanca parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 9:30.

Njëkohësisht me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.

Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 7 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Maqedoni, ka viktima

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoninë e Veriut, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës. Sipas njoft...

21:05

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI