Flash

Pedagogu shkon të denoncojë në komisariat, polici e rreh barbarisht (FOTO)

Lapsi.al 2 April 2019
Pedagogu shkon të denoncojë në komisariat, polici e rreh

Një qytetar ka denoncuar dhunën që është ushtruar ndaj tij brenda komisariatit të Lushnjes. Denoncimi është bërë publik në faqen e facebook-ut të Sali Berishës. Ai thotë se ka shkuar të bëjë një kallëzim pasi i kishin zënë rrugën e shtëpisë, por një polic i quajtur Bledar Levonja e ka rrahur barbarisht. Presoni që denoncon nuk e publikon emrin, por thotë se punon si pedagog.

Statusi i plotë i Berishës

Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!

I nderuar z.Berisha,

Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti.

Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime.

Ju falenderoj

Të këshilluara

Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD-së

Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi. Mësohet se Boçi u shoqërua pasi bashkë me disa persona pritën me protesta, kryem...

19:07

Bilanci/ Çfarë ka mbetur 1 vit pas vettingut

Një vit pas fillimit të procesit, institucionet e vettingut vazhdojnë punën për shqyrtimin e figurave më të larta të drejtësisë. Radha këtë të martë për të d...

18:23

Vendoset drejtuesja e re e Prokurorisë në Fier

Në krye të Prokurorisë së Fierit vendoset për herë të parë një grua. Violeta Shkurta është prezantuar sot nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prok...

17:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI