Flash

Banka Botërore: Koncensionet dhe detyrimet e prapambetura të qeverisë cënojnë ekonominë

Lapsi.al 2 April 2019
Banka Botërore: Koncensionet dhe detyrimet e prapambetura të

Banka Botërore vlerëson se këtë vit ekonomia shqiptare do të rritet me 3.8%, në ndryshim me parashikimet e qeverisë e cila pret një rritje në nivelin 4.3%.

Arsyet se përse ekonomia kombëtare po ngadalësohet lidhet me uljen e fuqisë prodhuese të disa sektorëve, kryesisht energjia elektrike, por dhe rënia e invetimeve të huaja. Bashkangjitur kësaj panorame, ekonomistët e Bankës Botërore thanë se nëse situata politike vazhdon e tensionuar dhe duke patur parasysh edhe situatën me recesionin në Itali, ajo do të ulë më tej pritshëmritë për rritjen ekonomike.

Banka Botërore shfaqi shqetësim lidhur me detyrimet e prapambetura të krijuara gjatë vitit 2018 nga ana e qeverisë, ndërsa i konsideron këto pagesa, bashkë me disa kontrata në partneritet publik – privat, se mund të cënojnë konsolidimin fiskal të vendit. Vlerësimi i saj për borxhin publik plus detyrimet është 68.6% e prodhimit kombëtar, ndryshe nga parashikimi i qeverisë se në fund të 2018-s niveli i borxhit është 66.6%.

Ekspertët e Bankës Botërore janë duke punuar me qeverinë për një projekt i cili do të monitorojë kontratat koncesionare dhe do të analizojnë se cila prej tyre është duke funksionuar.

“Banka kërkoi reforma në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e reformave sidomos në fushën e rritjes së cilësisë së arsimit. Përgjatë këtij viti 6 vendet e rajonit do të kenë rritje ekonomike 3.7%, rritje më e lartë se ekonomia e BE-së, por më e ulët se një vit më parë”./klan

Të këshilluara

Bilanci/ Çfarë ka mbetur 1 vit pas vettingut

Një vit pas fillimit të procesit, institucionet e vettingut vazhdojnë punën për shqyrtimin e figurave më të larta të drejtësisë. Radha këtë të martë për të d...

18:23

Vendoset drejtuesja e re e Prokurorisë në Fier

Në krye të Prokurorisë së Fierit vendoset për herë të parë një grua. Violeta Shkurta është prezantuar sot nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prok...

17:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI