Flash

8 mijë kubikë me kanabis gati për t'u kultivuar, policia arreston 5 persona

Lapsi.al 2 April 2019
8 mijë kubikë me kanabis gati për t'u kultivuar, policia

Policia ka vënë në pranga këtë të martë 5 persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në Kurbin.

Këta shtetas sapo kishin mbjellë fara kanabisi në rreth 8 mijë kubikë. Policia po ashtu ka arritur të sekuestrojë si provë materiale një numër të madh municionesh e armësh të cilat përdoreshin nga të arrestuarit për të ruajtur kanabisin.

“Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.

Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë. 5 persona në pranga dhe 2 në kërkim. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Godull 2019”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

– K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

– K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

– Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

– V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

– 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

– 2 armë zjarri “pistoleta”

– 1 armë zjarri automatik

– 1 armë gjahu “shotgun”

– 680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”-njofton Policia

Të këshilluara

Bilanci/ Çfarë ka mbetur 1 vit pas vettingut

Një vit pas fillimit të procesit, institucionet e vettingut vazhdojnë punën për shqyrtimin e figurave më të larta të drejtësisë. Radha këtë të martë për të d...

18:23

Vendoset drejtuesja e re e Prokurorisë në Fier

Në krye të Prokurorisë së Fierit vendoset për herë të parë një grua. Violeta Shkurta është prezantuar sot nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prok...

17:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI